Abdixhiku: Të gjithë punëtorëve të shtetit do ua rrisim pagat me koeficient 150 që në javën e parë
![Abdixhiku: Të gjithë punëtorëve të shtetit do ua rrisim pagat me koeficient 150 që në javën e parë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/475887515_1269711700987502_4134562778828200753_n-451x300.jpg)
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përsëritur zotimin për koeficientin 150 euro.
Sipas tij, të gjithë punëtorët e shtetit me këtë koeficient, do t’i marrin 200 euro më shumë pagë, që në javën e parë të mandatit.
‘’Po ashtu, jemi zotuar, që për të gjithë mësuesit, mjekët, ushtarët, policët, zjarrfikësit, për të gjithë shërbyesit civil pra për të gjithë punëtorët e shtetit, do tua rrisim pagat me koeficient 150 që në javën e parë! Nga 200 euro më shumë për secilin muaj për ta. Pensionistëve të lënë në lëmoshë, do t’u rrisim pensionet për 36.2%, e të gjitha barnat do të jenë falas për ta’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Gjilan