Abdixhiku takon Prattipatin: Qeveria e udhëhequr nga LDK, do t’i rikuperojë në plotni relacionet me SHBA-të dhe administratën amerikane
Kandidati për kryeministër i LDK, Lumir Abdixhiku priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-ve, Anu Prattipati.
Ai thotë se Prattipatin e njoftoi për fushatën si dhe thotë se u zotua që do t’ rikuperojë pas 9 shkurtit relacionet me SHBA-në dhe administratën amerikane.
Tutje, Abdixhiku shkruan se “Kosova e pavarur e sovrane, e anëtarësuar në BE e në NATO, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër”.
Pas ambasadorit britanik, në takim prita të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-ve, dhe njëkohësisht zëvendës ambasadorën, Anu Prattipati. 🇺🇸🇽🇰
Znj. Prattipati e njoftova për momentumin e mirë politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve, si dhe mbi rrjedhën e fushatës sonë.
Përcolla dhe zotimin tonë se pas 9 shkurtit, Qeveria e Re e Kosovës, e udhëhequr nga LDK, do t’i rikuperojë në plotni relacionet me SHBA-të dhe administratën amerikane.
Kosova e pavarur e sovrane, e anëtarësuar në BE e në NATO, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër.
Siguria, energjetika, ekonomia e teknologjia e Kosovës do të mbështeten eksluzivisht në partneritetin e ngushtë që populli i Kosovës, LDK e Republika e Kosovës do të kenë me SHBA-të!