Abdixhiku takon ambasadorin italian, e njofton për qëndrimet e LDK’së zhvillimeve politike në vend
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në njoftimin e LDK’së thuhet se Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin italian për qëndrimet e partisë karshi situatës dhe zhvillimeve politike në vend.
Abdixhiku ka folur për nevojën e vazhdueshme për integrimin e Kosovës në institucione euroatlantike.
Gjithashtu, kreu i LDK’së ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës.
“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin De Riu rreth qëndrimeve të LDK-së karshi situatës dhe zhvillimeve politike në vend. Gjatë takimit kryetari Abdixhiku po ashtu ritheksoi nevojën e vazhdueshme për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike. Po ashtu u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, ndërsa kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset.”