Abdixhiku takohet me shefin e ri të Zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet e 9 shkurtit

Abdixhiku takohet me shefin e ri të Zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet e 9 shkurtit
 Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka uruar suksese shefit të ri të Zyrës së BE-së, Aivo Orav.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se me Orav kanë folur për qëndrimet e LDK-së rreth zhvillimeve të fundit në vend, dhe po ashtu dhe zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku i uroi ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe parimeve të përbashkëta.

Kryetari Abdixhiku, e njoftoi ambasadorin Orav lidhur me qëndrimet e LDK-së rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, ndërsa i prezantoi dhe programin politik “Rruga e Re”.

Kryetari Lumir Abdixhiku falënderoi shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav, për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE-së dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.


Shpërndaje në: