Abdixhiku takohet me Plenkovic: Flasin për marrëveshjen në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

Abdixhiku takohet me Plenkovic: Flasin për marrëveshjen në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

Kryetatari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar gjatë Kongresit në Valencia, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku tha se pati një takim bilaterla me kryeministrin kroat Andrej Plenković, të cilin e falenderoi edhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Rrugëtimi euroatlantik kroat mbetet model shembullor për secilin shtet tjetër në Ballkanin Perëndimor. Miku ynë, Kryeministri Plenković në çdo paraqitje e fjalim të EPP-së, tash e sa vite, ka qenë zë i dytë për Kosovën. Mbështetemi në ta, llogarisim në ta”, shkroi mes tjerash Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Në ditën e dytë të Kongresit në Valencia, zhvillova takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Gordan Grlić Radman. 🇽🇰🇭🇷
Kryeministrin dhe Qeverinë kroate e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës; në veçanti e falënderova për kontributin dhe gasishmërinë e trefuar drejr marrëveshjes tripalëshë në fushën e mbrotjes mes Kosovës, Kroacisë e Shqipërisë.
Rrugëtimi euroatlantik kroat mbetet model shembullor për secilin shtet tjetër në Ballkanin Perëndimor. Miku ynë, Kryeministri Plenković në çdo paraqitje e fjalim të EPP-së, tash e sa vite, ka qenë zë i dytë për Kosovën. Mbështetemi në ta, llogarisim në ta.
Në takime tjera biletarale, takova Ministren Federale të Austrisë për Evropë znj, Claudia Plakolm; si dhe Ministren e Suedise per Evrope, znj. Jessica Rosencrantz.

Shpërndaje në: