Abdixhiku sot shkon për homazhe te varri i ish presidentit Rugova

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në ora 10:30 do të bëjë homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova.
“Sot (e hënë), në orën 10:30, kryetari i LDK-së, dr. Lumir Abdixhiku bën homazhe te varri i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.