Abdixhiku-Qeverisë: Ndryshimi po vjen, do t’i ktheni cent më cent
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar korrupsion e Qeverisë në grantet e dhëna për familjarët e tyre, mafinë energjetike, rezervat shtetërore e kontratat një burimore.
Abdixhiku ka thënë se ndryshimi po vjen.
Përderisa për ata që mashtrojnë e keqpërdorin, nuk ka shpëtim.
‘’Ndryshimi po vjen! Do t’i ktheni cent më cent! Do të ndiqeni penalisht për secilin veprim korruptiv; nga buka e bujqve tek mafia energjetike, nga rezervat shtetërore tek kontratat njëburimore! Ndryshimi po vjen! Për ata që mashtrojnë e keqpërdorojnë nuk ka shpëtim’’, tha Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në tubim, në Prizren.