Abdixhiku publikon listën e kandidatëve për deputetë të degës në Prishtinë

Abdixhiku publikon listën e kandidatëve për deputetë të degës në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës sot në kryeqytet e ka mbajtur “Tubimin e Ndryshimit”. Në këtë tubim kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku ka prezantuar 21 kandidatët nga pesë degët e Prishtinës.

Abdixhiku ka publikuar në Facebook listën e plotë të kandidatëve duke shtuar se “50% e të nominuareve janë gra”.

Postimi:

Në Prishtinë, nisëm Turneun e Ndryshimit!

Në kryeqytet, nisëm rrugëtimin tonë plot shpresë!

Nga sonte qëndrojmë të bashkuar!

Nga sonte qëndrojmë të fortë!

Nga sonte dalim me bindje të plotë se ‘Ne jemi ndryshimi’ për Kosovë!

Të dashur qytetarë të Prishtinës, këta janë kandidatët e nominuar nga Prishtina, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025c sipas renditjes alfabetike:

Alban Zogaj

Arben Gashi

Berat Rukiqi

Besian Mustafa

Doarsa Kica Xhelili

Donjeta Dragusha

Doruntinë Maloku

Ema Nikçi Rexha

Fadil Aliu

Fiknete Bejta

Florian Dushi

Hykmete Bajrami

Ismet Beqiri

Izet Sadiku

Jehona Lushaku Sadriu

Jeta Rafuna

Krenar Xhaferi

Sibel Halimi

Sokol Havolli

Vlora Dumoshi

Jam i lumtur me listën e propozimeve, sidomos për faktin që 50% e të nominuareve janë gra! Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm!

Të gjithë bashkë, ata janë kandidatët tuaj. Sikurse si ju, ata rrisin familjet në mesin tuaj. Kanë brengë e hall brengat dhe hallet e juaja, kanë ëndërr ëndrrat tuaja. Mbi të gjitha, kanë një vullnet të jashtëzakonshëm, për t’i shërbyer vendit me plot krenari e nder!

BEHU NDRYSHIMI!

Shpërndaje në: