Abdixhiku pritet nga baca Rifat në Kullën e Jasharëve: Nderuam sakrificën sublime të të gjithë të rënëve në altarin e lirisë

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për nderë të Epopesë së UÇK’së ka qëndruar gjatë ditës në Prekaz ku ka vizituar kullën e Jasharëve. Ai dhe stafi i tij është mirëpritur nga Rifat Jashari.
“Sot, tek Kulla e Jasharajve, në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderuam sakrificën sublime të Adem Jasharit, familjes Jashari e nëpërmjet tyre dhe gjithë të rënëve në altarin e lirisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Abdixhiku ka publikuar një sër fotografishë bashkë me zyrtarë të LDK’së në Prekaz.
Statusi i plotë:
Nderojmë të shkuarën, bëjmë të ardhmen!
Sot, tek Kulla e Jasharajve, në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderuam sakrificën sublime të Adem Jasharit, familjes Jashari e nëpërmjet tyre dhe gjithë të rënëve në altarin e lirisë.
Të kujtosh e shënosh Epopenë e UÇK-së, do të thotë të kujtosh e shënosh vet fundamentin e shtetit të Kosovës dhe përpjekjes sonë kolektive për liri. Do të thotë të kujtosh e shënosh gjithë sakrificën, qëndresën e vet kushtrimin e popullit të tonë të reflektuar në një familje të vetme, atë që sot na qëndron si tempull peligrinazhi për brezat e rinj, e që një çerek shekulli më parë na qëndronte si thirrje e rrugës sonë finale drejt lirisë.
Qëllimi i shuarjes së trungut familjar të Jasharajve, një çerek shekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së vet popullit shqiptar në Kosovë. Qëndresa e tyre atëherë, ishte rilindje e jona kombëtare. Rilindja e tyre sot, si familje, mes brezave të rinj pasardhës të Jasharajve, është qëndresë e jona që na mbanë neve në rrugën përpara.