Abdixhiku prezanton pesë projekte: Do ta zhvendosin Kosovën në stad të ri zhvillimor, mllefi e urrejtja i takojnë politikës së shkuar
Kryetari i LDK’së, njëherit kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Spitali i ri, Centrali me gas, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit dhe Parku Teknologjik janë disa nga projektet më të mëdha që i ka prezantuar qe një vit.
Ai ka thënë se këto investime janë rreth 2 miliardë euro dhe sipas tij këto projekte e vendosin Kosovën në stad të ri zhvillimor dhe historik.
“Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit e Parku Teknologjik janë disa nga projektet tona më të mëdha të prezantuara tash e një vit. Këto investime, rreth 2 miliardë euro, në katër vite mandat – me buxhet 16 miliardë, e vendosin Republikën tonë në stad të ri jo vetëm zhvillimor por dhe historik.”
Postimi:
Mirëmëngjesi Kosovë. 🧤⛅️
Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit e Parku Teknologjik janë disa nga projektet tona më të mëdha të prezantuara tash e një vit.
Këto investime, rreth 2 miliardë euro, në katër vite mandat – me buxhet 16 miliardë, e vendosin Republikën tonë në stad të ri jo vetëm zhvillimor por dhe historik.
Projektet e ‘Rrugës së Re’ e vet vizioni ynë, janë projekcione reale të një Kosove që po na pret. Alternativa e kësaj të ardhmeje mbetet urrejtja, mllefi e përçarja e brendshme në moçalin e madh popullist që ushqen veç vrer!
Ndryshimi megjithatë po vjen.
Erdh me 40 mijë regjistrime nga bashkëatdhetarët.
Erdh me 17 tubimet e mëdha të turneut të madh.
Do të vjen me angazhimin monumental që na pret në fushatë – e sidomos pas 9 shkurtit – kur puna e vërtetë nisë menjëherë!
Mllefi e urrejtja i takojnë politikës së shkuar!
E ardhmja është e bukur!