Abdixhiku prezanton kandidatët nga Suhareka për deputetë: Suhareka foli, na dha mesazhin e qartë se ndryshimi po vjen
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot “Turneun e Ndryshimit” në qytetin e Suharekës.
Lideri dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku i ka prezantuar kandidatët për deputetë nga LDK-ja nga kjo komunë.
“Kosova po zgjohet! E sonte, Suhareka ishte në ballë të këtij rizgjimi. Para jush nominuam dhe kandidatët tanë për deputet, që përveç doktorit Ardian Shala janë dhe Urim Suka, Shemsije Bytyçi e Shaqir Kryeziu”, ka njoftuar Abdixhiku.
Tutje ai shkroi se ky qytet e dha mesazhin e qartë – atë se ndryshimi po vjen.
“Në këtë mbrëmje të jashtëzakonshme, Suhareka na dha më shumë se pjesëmarrje – ajo na dha një mesazh të qartë: ndryshimi po vjen, dhe bashkë me të po vjen edhe fuqizimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës si forca kryesore politike në vend. Ky ndryshim po ndërtohet me përkushtim dhe dashuri për vendin, dhe me shpresat e qytetarëve që i japin forcë e themel”, ka shkruar ai në Facebook.