Abdixhiku premton rritje të buxhetit në bujqësi: Fermerët janë zhvillimi i vërtetë ekonomik

Abdixhiku premton rritje të buxhetit në bujqësi: Fermerët janë zhvillimi i vërtetë ekonomik

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdigjiku pas vizitës së bujqve në Prishtinë, ka shkruar se programi ”Rruga e Re” përfshinë rritje të buxhetit.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook premton se do të lehtësojnë procedurat për qasje në grante bujqësore dhe sigurime bujqësore.

”Fermerët janë zhvillimi i vërtetë ekonomik, dhe kanë rëndësi thelbësore për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme!”, shkruan kryetari i LDK-së.

Postimi i plotë:

Mbrëmjen e mbylla me takime edhe me fermerë nga Prishtina – gra dhe burra të përkushtuar që punojnë çdo ditë për ta siguruar ushqimin tonë dhe për ta mbajtur gjallë ekonominë e Kosovës. Si gjithandej nëpër Kosovë, ata treguan për nevojën e domosdoshme për ndryshim përballë sfidave dhe vështirësive të tyre të shumta.

Programi ynë “Rruga e Re” parasheh mbështetje të fuqishme dhe konkrete për bujqësinë dhe fermerët – me rritje të buxhetit për bujqësi dhe zhvillim rural, lehtësim të procedurave për qasje në grante bujqësore, dhe sigurime bujqësore që i mbrojnë fermerët. Sepse fermerët janë zhvillimi i vërtetë ekonomik, dhe kanë rëndësi thelbësore për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme!

Ndryshimi që po afron nuk është vetëm një premtim, por është një angazhim konkret. Së bashku me fermerët dhe gjithë qytetarët tanë, do ta ndërtojmë një Kosovë që prodhon, zhvillohet dhe ofron mundësi për të gjithë. Së bashku, do ta sjellim ndryshimin për të ardhmen më të mirë për vendin.

Shpërndaje në: