Abdixhiku thumbon VV-në: Për sulme ndaj mediave, bizneseve e ambasadave i keni ata, ne vazhdojmë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje të hapësirave shëndetësore që janë rinovuar dhe që janë renovim.
Abdixhiku ka thënë se numri i qendrave të kujdesit shëndetësor që janë rinovuar është 10.
Ai ka shtuar se “ata të tjerët” janë për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e secilit që mendon ndryshe.
“Në, ndërsa, vazhdojmë”, ka shkruar ai.
“Me hapësirat e reja shëndetësore të renovuara e në renovim; 10 sosh të përfunduara deri më tani. Për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e praktikisht secilit që mendon ndryshe, i keni ata të tjerët. Ne, ndërsa, vazhdojmë.”