Abdixhiku për mesazhet e Grenellit: Është i qartë perceptimi i Administratës Trump ndaj qeverisë në ikje

Abdixhiku për mesazhet e Grenellit: Është i qartë perceptimi i Administratës Trump ndaj qeverisë në ikje

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me raportin e Kosovës me Amerikën, pas reagimit të ashpër të Richard Grenell në deklaratën e Albin Kurtit.

Sipas tij, mesazhi dhe qëndrimi ndaj Qeverisë së Kosovës është mëse i qartë nga administrata e re e presidentit Donald Trump.

Abdixhiku ka deklaruar se nëse merr besimin e qytetarëve për të qeverisur me vendin, sipas tij, gjëja e parë që do të bëjë është vizita në SHBA dhe vendosja e Kosovës në hartën e interesave të Amerikës në tri fusha.

“Pra unë dua të përmirësoj raportet me Administratën Amerikane, do ta vendosë Kosovën në tavolinën e interesave të mëdha amerikane, do të përfitoj nga kjo mundësi e madhe e rendit të ri botëror. Dua të prezantojë se Kosova strategjikisht ka projekte që Amerikën e vendosin si partner kryesor ekonomik. E kam fjalën për gaz, energji, turizëm, miniera e projekte të mëdha të Republikës së Kosovës”.

“Pak a shumë me i përngja asaj që Shqipëria ka bërë për mrekulli këto katër vitet e fundit, që ka marrë investime të drejtpërdrejta amerikane në lartënimin e interesave strategjike të shtetit të tyre. Ky relacion nuk pretendoj ta ndikoj, por është i qartë, i thënë se çfarë percepcioni ka administrata Trump ndaj qeverisë  në ikje. Vendimmarrja gjithsesi është e popullit, populli duhet ta lexoj qartë se si do ta sheh vendin e vet se si do sheh të ardhmen e fëmijëve të vet”, tha Abdixhiku në Rubikon.

Shpërndaje në: