Abdixhiku pas tubimit në Rahovec i jep mesazh Kurtit: Taksirati t’i rrisin britmat sonte
Kandidati për kryeminisër i LDK’së, Lumir Abdixhiku është befasuar nga pritja madhështore që ju bë në Rahovec.
Abdixhiku thotë se entuziazmi dhe përkushtimi që ndjenë sot në Rahovec ishin edhe një tjetër dëshmi se LDK po shndërrohet në një forcë të pandalshme.
“Rahovec çka ke ba’ kështu? Madhështore! Entuziazëm, frymë, ringritje! Taksirati t’i rrisin britmat sonte!
Në Rahovecin e vreshtave të bekuara dhe zemrave të mëdha, sërish ndjemë frymën e bashkimit dhe shpresës të një populli të tërë që po ngritet fuqishëm për të dëshmuar se ndryshimi është tashmë në rrugën e tij! Në këtë qytet të ndershmërisë dhe punës, valët e mbështetjes për LDK-në po i bashkohen lumit të pandalshëm që ka përfshirë çdo kënd të Kosovës, me tubimet tona të jashtëzakonshme ku qytetarët po bashkohen me vizionin tonë për Kosovën”, tha Abdixhiku.