Abdixhiku pas 5 orëve diskutim me kryesinë: LDK nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit

Ka përfunduar pas pesë orëve takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës të hënën, takim që u thirr për të diskutuar pozicionin e partisë pas zgjedhjeve parlamentare.
Pas kësaj, Abdixhiku para mediave tha se LDK-ja s’do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit.
Ai beri te ditur se LDK-ja nuk synon dhe s’punon për “qeveri afatshkurtër”.
“LDK-ja s’do të jetë pjesë e qeverisë pa pozicionin e kryeministrit. LDK-ja nuk synon për një qeveri afatshkurtre. LDK-ja s’beson se do të ketë stabilitet e s’do t’i përsërisim gabimet e futjes në qeveri për afate të shkurtra. Besojmë se i takon fituesit që t’i nisë afatet kushtetuese. Vendit i duhet stabilitet, qeveri e Kosovës dhe parlament. I pari duhet ta caktojë emrin”, ka thënë Abdixhiku.