Abdixhiku nga tubimi në sheshin e Podujevës: Fitore dhe asgjë më pak
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në tubimin e madh në sheshin e Podujevës tha se Llapi e paska mbushur një shesh të tanë.
Sipas tij, Rugovistët janë bërë bashkë dhe janë çu në kambë, e s’ka asgjë që i ndalë.
“Llap, e paskeni mbushur një shesh të tanë!
Nuk paska nevojë të marrim fotografi nga tubimi në Gjilan! Llap çka keni bo kështu Llap?! Na shihni për pak! Na dëgjoni mirë e mbarë! Nga Dukagjini në Anamoravë. Nga Anamorava deri në Llap. Rugovistat janë bo bashkë e janë çu në kambë! S’ka më asgjë që i ndalë”, tha Abdixhiku.