Abdixhiku nga Rugova me të rinjtë e Kosovës: Nga sot, po nisim rrugën e të ardhmes bashkë

Abdixhiku nga Rugova me të rinjtë e Kosovës: Nga sot, po nisim rrugën e të ardhmes bashkë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qëndroi në Rugovë me 100 të rinj e të reja, në përgatitjet finale para nisjes së kampanjës së madhe të vullnetarizmit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Këta 100 të rinj do të qëndrojnë në secilin qytet e secilin shesh, për t’i ftuar gjithë të rinjtë e të rejat e tjera të angazhohen jo vetëm në një përvojë interesante nga tash e deri në shkurt, por dhe në rrugën tonë të re pas shkurtit!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai shton se, kjo lidhje po nis me plot pasion e energji, me plot ëndrra të një gjenerate të re që kupton se e ardhmja nuk pritet por bëhet.

“Koha ta bëjmë këtë të ardhme!”.

“Unë tashmë kam shtruar vizionin e një rruge drejt kësaj të ardhme, por këtë rrugë s’mund ta bëjë vet. Ajo i përket të gjithëve. I përket në veçanti, secilit të ri e secilës së re që mendon ta bëjë vendin tonë të jetueshëm! Prandaj nga sot, ne kemi shtrirë ftesën për bashkim e angazhim rinor vullnetar në secilën anë! Nga sot, ne nisim ta bëjmë rrugën bashkë!”.

Shpërndaje në: