Abdixhiku nga Reka e Keqe e Gjakovës: Ringritja historike e Lidhjes Demokratike po jehon gjithandej
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi sot një takim në fshatin Rekë e Keqe të Gjakovës, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku e cilësoi këtë vizitë si një dëshmi të ringritjes historike të partisë së tij. “Ringritja historike e Lidhjes Demokratike po jehon gjithandej!” – tha Abdixhiku.
Ai falënderoi organizatorin dhe u uroi suksese kandidatëve të kësaj zone.
“Falemnderit Shefqet për organizimin e shkëlqyeshëm, suksese kandidatëve nga kjo anë: Shefqet Shehu, Zef Morina, Sevdije Lama, Valon Bellanica dhe Muharrem Kurti.
Ndryshmin e bëjmë bashkë!” – tha kryetari i LDK-së.