Abdixhiku nga Korisha e Prizrenit: LDK dhe Kosova kanë të ardhme të bukur përpara

Abdixhiku nga Korisha e Prizrenit: LDK dhe Kosova kanë të ardhme të bukur përpara

Pas tubimit madhështor në Gjakovë, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar banorët e fshatit Korishë të Prizrenit, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët.

Në këtë ndalesë, Abdixhiku rikujtoi rëndësinë historike dhe simbolike të fshatit Korishë, duke e cilësuar atë si një “simbol të unitetit dhe ringritjes.”

“Pas Gjakovës, u ndalëm në fshatin Korishë të Prizrenit. Edhe aty, u pritëm si asnjëherë më parë. Sa kënaqësi!

Në një pjesë të formësimit tim jetësor, kisha vendosur që dy javët e pushimeve verore, t’i kaloja nëpër fshatrat e Kosovës. Korisha ishte njëra ndër ndaljet. Tek familja Ahmeti kisha kaluar dy mbrëmje. Aty kisha kuptuar gjithë historikun e këtij fshati fisnik; sakrificat e tragjeditë! Korisha është simbol i unitetit e ringritjes!

Do të ringritemi të gjithë!

LDK dhe Kosova kanë të ardhme të bukur përpara! ✌️

Driton e kandidatë, vazhdoni punën e mirë!” – ka shkruar Abdixhiku.

Shpërndaje në: