Abdixhiku nga Gjakova: Plot 40 mijë të rinj do të trajnohen në fushën e ICT-së

Abdixhiku nga Gjakova: Plot 40 mijë të rinj do të trajnohen në fushën e ICT-së

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka prezantuar gjatë tubimit madhështor në Gjakovë zotimin e kësaj partie për fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), që do të përfshijë trajnimin e 40 mijë të rinjve për katër vjet.

“Aty ku kanë vëzhguar ikjen e rinisë, ne kemi programin kombëtar për trajnime në teknologji. Plot 40 mijë të rinj do të trajnohen në katër vite, për të marrë punë, për të marrë paga të larta, për të marrë ëndrrat e mëdha për jetë mes nesh!” – tha Abdixhiku.

Shpërndaje në: