Abdixhiku nga Dragashi: Koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim elektoral në Dragash, ku theksoi pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të qytetarëve dhe entuziazmin e madh që shprehnin ata.
Abdixhiku nënvizoi se Dragashi është bashkuar me rreshtin e qyteteve që po i qëndrojnë besnikë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai theksoi se mbështetja popullore po rritet gjithnjë e më shumë dhe se kjo i jep forcë dhe vendosmëri të paepur për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Abdixhiku e konsideroi këtë mbështetje si një shenjë të qartë të ndryshimit të pashmangshëm dhe të fitores së LDK-së, duke shtuar se koha e ndryshimeve ka ardhur dhe se, me këtë angazhim, Kosova do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar.
Kështu mbahet një tubim elektoral në Dragash!
Rekord pjesëmarrje në festën tonë!
Dragashi, u deklarua djathtë! U bashkua me rreshtin e gjatë të qyteteve që po bëhen bashkë me Lidhjen tonë!
Në çdo shtëpi, në çdo fshat, e në çdo qytet po e ndjejmë mbështetjen e jashtëzakonshme popullore. E kjo mbështetje na jep forcë!
Na mbush me vendosmërinë e hekurt për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Sepse ka kohë që nuk jemi kaq shumë, e që nuk jemi kaq të bashkuar! Prandaj me këtë LDK, dhe me ju, ndryshimi është i pashmangshëm!
Dhe sot, Dragashi foli qartë, siç po flet e tërë Kosova.
Koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK! Shihemi në festën e madhe me 9 shkurt!
Doktor ju lumtë për punën. Kandidatëve, suksese!
#LDK124