Abdixhiku në Vushtrri: Koeficienti 150 për mësimdhënës, në mesatare rritje e pagave për 200 euro që në javë të parë
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar programin për arsimin në Vushtrri.
Ai në Facebook njoftoi se do ta bëjnë mësimin gjithëditor në 5 komuna, koeficientin në 150 për mësimdhënës.
Postimi i plotë:
Në Vushtrri, shpalosëm programin tonë ambicioz për arsim. Mes interesimit të madh të mësimdhënësve e profesionistëve të fushës, shtruam projektet tona kryesore.
Sot, në Kosovë, një fëmijë qëndron vetëm gjysmë dite në shkollë! Ai e ajo, që në fillim, janë të pabarabartë me secilin fëmijë bashkëmoshatar në Evropë. Këtë gjendje s’mund ta pranojmë!
🔵 Prandaj, modelin e mësimit gjithëditor në Kryeqytet, do ta bëjmë në – së paku – 5 komuna të tjera në Kosovë. Orar i plotë në shkollë, shujta të ngrohta, rafte për libra e çantat kilogramëshe që po deformojnë fëmijët tanë!
🔵 Koeficient 150 për secilin mësimdhënës; në mesatare rritje e pagave për 200 euro që në javë të parë.
🔵 Do të lansojmë Planin Kombëtar për Edukim të hershëm, me qëllim të sigurimit të çerdheve për fëmijët nga mosha 3 vjeçare. Si rrjedhojë, do të ndërtojmë 80 çerdhe të reja në katër vjet.
🔵 Do të digjitalizojmë shkollat tona, që të jenë të gatshme e në hap me vet vitin 2025. Tabela të mençura, sistem i integruar digjital – për nxënës, mësimdhënës e prindër!
🔵 Provim Kombëtar për mësimdhënësit e rinj, me qëllim të eliminimit të interferimeve politike dhe jo vetëm në vendet e reja të punës. Mësimdhënësit me poentim të lartë do të alokohen me automatizëm në vendet e hapura të punës.
Arsimi është prioriteti ynë!
Ndryshimi është misioni jonë!
Bëhu ndryshimi!