Abdixhiku në Viti shpalos programin për arsim: Mësim gjithëditor, koeficient 150 euro dhe çerdhe të reja

Abdixhiku në Viti shpalos programin për arsim: Mësim gjithëditor, koeficient 150 euro dhe çerdhe të reja

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin për arsim në Kampusin e Shkollave të Mesme në Viti.

Ai tha se me program të tyre do të ketë mësim gjithditor, cerdhe të reja, e koeficienti prej 150 për arsimin.

 

Postimi i plotë:

Në hapësirat e reja të Kampusit të Shkollave të Mesme në Viti, takova mësimdhënësit e kësaj qendre. Një projekt i jashtëzakonshëm që po përfundon nën udhëheqjen e Kryetarit Sokol Haliti dhe me përkushtimin e mbështetjen e LDK-së.

Ky kampus është dëshmi e qartë e vizionit tonë për një arsim më të mirë, ku infrastruktura moderne krijon hapësira të përshtatshme për zhvillimin e brezave të rinj. Të rrethuar nga afro 100 mësimdhënës, ndamë idetë tona për një sistem arsimor që fuqizon mësimdhënësit e nxënësit, dhe që e çon Kosovën përpara.

Programi ynë për arsimin do të sjellë:

🔵 Mësimin gjithëditor në së paku 5 komuna
🔵 Koeficientin 150 për të gjithë të punësuarit në sektorin arsimit – në javën e parë.
🔵 Ndërtimin e 80 çerdheve të reja publike.
🔵 Digjitalizimin e plotë të shkollave, për një qasje moderne dhe të integruar për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.
🔵 Klasa me më pak nxënës, për më shumë vëmendje ndaj secilit nxënës dhe për mësimdhënie më cilësore.
🔵 Kodimin si lëndë të detyrueshme në shkollat fillore, për të përgatitur nxënësit për epokën digjitale.

Ne besojmë në mësimdhënësit tanë, në përkushtimin e tyre dhe në rëndësinë jetike të rolit që ata luajnë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën.

Me 9 shkurt, voto #LDK124 dhe BËHU NDRYSHIMI për arsimin në Kosovë📚✨

Shpërndaje në: