Abdixhiku: Në Republikën tonë, grupet në Whats App nuk janë për të kurdisur tenderë 36 milionë mes shokëve që s’njohin ligj e shtet

Abdixhiku: Në Republikën tonë, grupet në Whats App nuk janë për të kurdisur tenderë 36 milionë mes shokëve që s’njohin ligj e shtet

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Lipjan ka folur për përfshirjen e qeverisë së Kosovës në bisedat për tenderat milionëshe në KEK, që janë bërë në shkelje me ligjin.

Sipas tij, Whats Appi përdoret për të parë si janë miqtë, fëmijët e familja dhe jo për të kurdisur tenderë 36 milionë mes shokëve që s’njohin as ligj e shtet
‘’Pra Whats Appi në LDK është për familje; jo për mafi energjetike! Por le ta themi qartë, për gjithë këta të paditur, që kur kanë hypë mbi shtet e kanë paramenduar veten si të plotfuqishëm, sa dhe tenderët i kanë kurdisur haptas e kaq lehtë. Le ta themi qartë, qëtë na kuptojnë qartë, ata që bërtasin sot se kanë një siklet të madh. Ndryshimi po vjen. Për të gjitha paratë e vjedhura në katër vjet, për të gjithë hajninë cep më cep, do të përgjigjeni cent më cent’’, tha Abdixhiku.

Shpërndaje në: