Abdixhiku në Krushevë të Klinës: Për katër vite Kosova ka ngecur, shpresa e premtuar u është vjedhur
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Krushevë të Madhe në Klinë ku është pritur nga familja Bakaj.
Ai e ka quajtur këtë një pritje të ngrohjtë dhe një tjetër thirrje për planin e LDK-së.
“Asgjë si takimet me familjet kosovare. Sonte, qëndrova në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, në mikëpritjen e familjes Bekaj dhe kryetamiljarëve të këtij fshati. Një tjetër pritje e ngrohtë, një tjetër thirrje për planin tonë. I prezantova idetë e pakot tona për familjen e fëmijët, për pagat, për shtetin dhe vet rrugëtimin tonë afatgjatë. Përgjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur. Qytetarët tanë, familjet kosovare, janë mashtruar e lënë në mëshirë të çmimeve të larta, pagave të ulëta, pasigurisë e vet propagandës. Shpresa e premtuar u është vjedhur. Me 9 shkurt ata flasin sërish. Ndryshimi është i mundshëm; e LDK dhe unë do të bëjmë çmos që atë ta jetësojmë në plotni”, ka shkruar Abdixhiku.