Abdixhiku në Kamenicë: Duartrokitjet e popullit, zanafillë e panikut të pushtetit në ikje
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, pas tubimit në Kamenicë thotë se duartrokitjet e popullik janë zanafillë e panikut të pushtetit në ikje.
Abdixhiku ka falenderuar qytetarët e Kamenicës, duke shpërndarë një video gjatë tubimit atje, ku u zotua publikisht se autostrada e Anamoravës do ta përfundojnë brenda 4 viteve.
“Duartrokitjet e popullit; zanafillë e panikut të pushtetit në ikje. Ecim, bashkë, drejt së ardhmes së bukur të Republikës! Ide, vizion e projekte! Faleminderit Kamenicë!✌️”, shkruan Abdixhiku.
Ndiq videon e plotë: