Abdixhiku në fshatin Kotradiq: Zbulon pllakën përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku pas homazheve në Strellc të Deçanit, ka vazhduar tek fshati Kotradiq ku bashkë me anëtarë të tjerë të partisë zbuluan pllakën përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së.
“Vazhduam në Baran, ku vumë lule te pllaka përkujtimore e ish Kazermës së Brigadës 131.
Po vazhdojmë në Klinë, Has, Rahovec e Suharekë, në takime tjera me qytetarë!”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Pas Strellcit, vazhduam në fshatin Kotradiq, ku zbuluam pllakën përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së. Nderuam familjen Sefaj për kontributin e dhënë në luftën për liri.
Vazhduam në Baran, ku vumë lule te pllaka përkujtimore e ish Kazermës së Brigadës 131.
Po vazhdojmë në Klinë, Has, Rahovec e Suharekë, në takime tjera me qytetarë!