Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, kureshtarë për të ardhmen plot dritë që do ta bëjmë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook për një mbrëmje festive e mobilizimi me qytetarët e degës 3 në Prishtinë.
Ai ka thënë se fryma e ndryshmit e momentumi i mirë në Kryeqytet, po shprehet në çdo ngjarje e në çdo aktivitet
“Mbrëmje festive, mbrëmje takimi e mobilizimi me veprimtarë e qytetarë të Degës 3 në Prishtinë. Fryma e ndryshimit e momentumi i mirë në Kryeqytet, po na shprehet në çdo ngjarje e në çdo aktivitet. Si në shënime festive, ashtu dhe në takime e tubime. E tillë ishte dhe mbrëmja e sontme në Degën 3! Plot entuziazëm, plot pozitivitet, plot vullnet”, ka shkruar Abdixhiku.
Tutje, ai ka thënë se ndryshimi po vjen, duke u shprehur i lumtur për siç thotë ai momentumin tonë.
“Ndryshimi po vjen! Mes përmbylljes së një viti, e nisjes së tjetrit me qëllim për ndryshim, gjejmë Prishtinën, Degën 3 e lagjet ikonike të Kryeqytetit, në thirrje për bërjen e ndryshimit sërish, siç e bënë 3 vite më parë! Prishtina dhe LDK janë tashmë një! I lumtur me momentumin tonë! Kurreshtarë për të ardhmen plot dritë që do ta bëjmë”, ka thënë Abdixhiku.