Abdixhiku: Mungesa e investimeve në shëndetësi, qytetarët shpenzuan 120 milionë për shërim jashtë vendit

Abdixhiku: Mungesa e investimeve në shëndetësi, qytetarët shpenzuan 120 milionë për shërim jashtë vendit

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti ka prezantuar sot planin e LDK-së për sektorin e Shëndetësisë. Abdixhiku ka thënë se planifikohen të investohen 500 milionë euro për katër vite.

Abdixhiku ka thënë se planifikojnë të ndërtojnë një Spital të Ri në një lokacion të ri.Kandidati për kryeministër i LDK-së ka thënë se ky është plan i guximshëm që synohet të përfundohet për 4 vite.

“Kemi plan tejtër, më të guximshëm. Ky plan ka të bëjë me ndërtimin e një Spitali të Ri në Prishtinë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka treguar se për këtë projekt do të shkojnë 500 milionë euro, ndërkohë që objetketet tek QKUK do të rrënohen dhe hapësira tek QKUK do të lirohet për krejt diçka tjetër.

Shpërndaje në: