Abdixhiku me video shpalos programin ekonomik të LDK-së

Abdixhiku me video shpalos programin ekonomik të LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin ekonomik të Lidhjes Demokratike.

Ky program, sipas kreut të kësaj partie, do të rigjeneroj dhe ndërtoj ekonominë e vendit.

5 për qind rritje ekonomike, 5 miliardë euro buxhet, 5 miliardë euro investime kapitale për 4 vite, janë ndër zotimet e përmendura nga Abdixhiku.

“Ne besojmë në potencialin dhe fuqinë e njerëzve të vendit tonë, Republikës tonë, dhe në ndryshimin e domosdoshëm të cilin do ta sjellim së bashku.” – tha ai ndër të tjera.

 

Ky është programi ynë me plane konkrete për rigjenerimin dhe ndërtimin e ekonomisë së vendit! Si kryeministër në ardhje, zotohem se bashkë me ekipin tim profesionist do ta sjellim ndryshimin e madh për Kosovën!

Ne besojmë në potencialin dhe fuqinë e njerëzve të vendit tonë, Republikës tonë, dhe në ndryshimin e domosdoshëm të cilin do ta sjellim së bashku.

Bashkë, do ta bëjmë ekonominë e zhvilluar dhe të fortë!
Bashkë, do të bëhemi ndryshimi që i duhet Kosovës!

Posted by Lumir Abdixhiku on Tuesday, November 12, 2024

Shpërndaje në: