Abdixhiku me video-mesazh për të papërcaktuarit: Na shihni përtej vijave partiake

Abdixhiku me video-mesazh për të papërcaktuarit: Na shihni përtej vijave partiake

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video-mesazh për të grupin e njerëzve të papërcaktuar në votimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Abdixhiku iu bën thirrje atyre që ta shohin LDK përtej vijave partiake. Ani pse ky grup, janë të dëshpëruar e thonë që s’ka alternativë.
‘’Po ju flas si Lumir, jo vetëm si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. T’ju tregoj për fushatën
time, për projektet tona, për atë se çfarë përfaqësojnë. Kam refuzuar të bëj fushatë negative. Kam refuzuar të ndaj, të përçaj, të ftoj
qytetarëve ndarje e urrejtje. Në vend të saj, kam folur për projekte konkrete. Kam folur për pesë miliardë euro investime që do t’i bëjmë për katër
vjet. Kam prezantuar projektin e spitalit të ri, që
do të bëhet këtu në Prishtinë. Kam prezantuar projektin e kompleksit sportiv. Kam folur për parkun teknologjik, ku do të punësohen tridhjetë e pesë mijë të rinj të Kosovës’’, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku tutje ka lutur ata që ta shohin përtej vijave partiake.
‘’Ndryshimi i vërtetë jeni ju. Me ju bashkë Republika e Kosovës bëhet siç e kemi ëndërruar
gjithherë’’.

Mesazhi im për të papërcaktuarit e këtyre zgjedhjeve. Për gjithë ata që janë të dëshpëruar e thonë se s’ka alternative. 👇

Mesazhi im për të papërcaktuarit e këtyre zgjedhjeve. Për gjithë ata që janë të dëshpëruar e thonë se s’ka alternative. 👇

Posted by Lumir Abdixhiku on Thursday, February 6, 2025

Shpërndaje në: