Abdixhiku mban tubimin e katërt në Dobrajë të Madhe: Sa shumë entuziazëm, si askund
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar turin e tij të tubimeve masive, duke e mbajtur të katërtin në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit.
“Tubimi i katërt; fshati Dobrajë e madhe! E ZJARRTË! Dobrajë, flakë! Sa shumë entuziazëm këtu; si askund! Pas tubimit masiv në Shtime, vazhduam me tubimin e nëndegës sonë në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit. Gjetëm pritjen e ngrohtë, entuziazmin e bashkimin qytetar që e karakterizon mbështetjen e kësaj ane për LDK-në!” – tha kryetari i LDK-së.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e projekteve konkrete dhe ambicieve të mëdha për një të ardhme të shpresëdhënëse për Kosovën.
Ai shtoi se fitorja e Kosovës mund të arrihet vetëm përmes bashkimit qytetar dhe vizionit të qartë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“E ardhmja shpresëdhënëse e vendit bëhet vetëm përmes projekteve konkrete me ndikim direkt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Prandaj programi dhe ekipi ynë po e bëjnë dallimin në këtë fushatë sepse sot më shumë se kurrë, Kosovës i duhen ambicie të mëdha.
Kosovës i duhet Lidhja Demokratike e Kosovës!
Falënderim i veçantë Imrisë për këtë organizim të mirë, dhe suksese kandidatëve tanë nga kjo anë Imri Ahmeti, Shkelzen Hajdini, Rasim Hasani, Anila Reçica Llugiqi, Ardian Olluri dhe Lulzim Zhegrova.
124 është numri, 9 shkurt është dita.
Bashkë do të bëhemi ndryshimi për Kosovën!
#LDK124” – tha Abdixhiku.