Abdixhiku: LDK është dhe do të mbetet shtëpia e shpresës për të gjithë që besojnë në Kosovën e mundësive, dinjitetit dhe mirëqenies
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka treguar për takimin që e ka mbajtur me kryesinë e partisë, si dhe kryetarët e degëve të LDK-së.
Ai ka thënë se në këtë takim, kanë finalizuar orarin elektoak, agjendën zgjedhore.
“Mbajtëm takimin e Kryesisë dhe Kryetarëve të Degëve. Finalizuam orarin elektoral, finalizuam agjendën zgjedhore, shtabin e përgatitjet e nevojshme për hapjen e madhe”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se është momentum i mirë, unitet e përkushtim, që i duhet LDK-së.
“Momentum i mirë! Unitet e përkushtim siç na duhet tani! I falenderova për angazhimin në ‘Turneun e Ndryshimit’, u kërkova angazhim monumental në një moment historik për vendin. LDK-ja është dhe do të mbetet shtëpia e shpresës për të gjithë ata që besojnë në Kosovën e mundësive, dinjitetit dhe mirëqenies. Ndryshimi po vjen – dhe së bashku do ta sjellim këtë ndryshim më 9 shkurt! Bëhu ndryshimi”, ka thënë Abdixhiku.