Abdixhiku: Kur zihen në biseda me terroristë nga veriu, fajësojnë luftën hibride
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari me Milan Rodojçiq.
“Kur zihen në biseda telefonike me terroristë e kriminelë të veriut, dhe atë në bashkërendim të votimit parlamentar për interesa të pensionit të veteranëve, fajësojnë luftën hibride”, ka thënë Abdixhiku në takim konsultativ me 209 asamblistët e LDK-së.
Abdixhiku ka shtuar se partia në pushtet sulmon secilin që shpërfaqë të vërtetat e kësaj qeverie.
“I gjejmë në përplasje të vazhdueshme me secilin akter në vend; dhe mbi të gjitha, në sulme ndaj secilit trup që i shpërfaqë të vërtetat e katër viteve të shkuara. Kur zihen e bastisen në afera korruptive, sulmojnë Prokurorinë, jo të zënit e korruptuarit në tenderë sekret, falje borxhesh apo shitlblerje të energjisë”, ka thënë Abdixhiku.