Abdixhiku kundërpërgjigjet fyerjeve të Kurtit: Kringj politik, kjo s’është kultura e Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit gjatë një tubimi zgjedhor, duke u lëshuar në fyerje e ofendime ndaj kësaj partie.
Në emisionin “Pressing” në T7, Abdixhiku e quajti qasjen e Kurtit të padenjë për kulturën politike të Kosovës.
“Kringji më i madh politik. Kringj është. Kringj politik është ky, s’ke çka i thua.” – tha Abdixhiku.
Ai vlerësoi se ky diskurs vetëm sa e mobilizon bazën e LDK-së dhe qytetarët që kërkojnë ndryshim.
“Unë veç i falënderoj që po na mobilizojnë bazën. Po na japin mundësinë me normalisht me qytetarët tanë. Kjo s’është kulturë politike e Kosovës. Unë s’dua të futëm në këtë moçal të pështymave me ta. Jam për garë. Unë jam për garë. Rezultatin final e shohim pas 9 shkurtit.” – shtoi ai.