Abdixhiku nga Istogu: Populli është bashkuar për të ardhmen e ndritshme të vendit, s’ka asgjë që e përçan

Abdixhiku nga Istogu: Populli është bashkuar për të ardhmen e ndritshme të vendit, s’ka asgjë që e përçan

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim masiv në Istog, ku mijëra qytetarë u mblodhën në mbështetje të këtij subjekti politik.

Abdixhiku falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme duke theksuar se “populli është bashkuar për të ardhmen e ndritshme të vendit.”

“Në çdo pëllëmbë të vendit, qytetarët janë shndërruar në shembullin më frymëzues të asaj që mund të arrihet kur qëndrojmë të bashkuar rreth një vizioni dhe një kauze – për jetë më të mirë dhe për mundësi të barabarta për të gjithë! Populli është bashkuar për të ardhmen e ndritshme të vendit, dhe nuk ka asgjë që e përçan!” – tha kreu i LDK-së mes tjerash.

Abdixhiku i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që më 9 shkurt të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për ndryshimin e madh.

“Prandaj, me 9 shkurt, ju ftoj të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju që jetoni me familjet tuaja këtu, që punoni ndershëm e që meritoni jetë më të mirë në vendin tuaj – të votoni për ndryshimin e madh që do ta sjell LDK-ja, dhe t’ju bëni thirrje miqve e familjarëve tuaj të dalin të votojnë, dhe ta mbështesin të vetmen alternativë për të ardhmen e ndritshme të Kosovës. Kjo e ardhme sot e ka një emër, dhe ai është Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 124.” – tha Abdixhiku.

Shpërndaje në: