Abdixhiku ironizon Kurtin: Ndaleni zhvillimin, veç të kemi rrymë – u qorrum në terr
Kandidati për kryeminstër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), njëherit kryetar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka ironizuar me pretendimet e Qeverisë së Albin Kurtit për zhvillim të madh ekonomik, duke vënë në pah situatën e rëndë me furnizimin me energji elektrike.
Në një deklaratë plot ironi, Abdixhiku gjatë një tubimi, theksoi se pretendimet për zhvillim janë të pabaza kur qytetarët janë të detyruar të jetojnë në terr.
“Po thonë jemi duke u zhvillu shumë, merre me mend, zhvillim i madh e nuk po kemi rrymë. Amani iu koftë, ndaleni pak zhvillimin veç të kemi rrymë se u qorrum në terr. Ndaleni zhvillimin se na mytët”, tha Abdixhiku.