Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës në Prishtinë: Le të mbyllim në festë e shpresë gjithë rrugëtimin e tanishëm për të nisur një të ri

Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës në Prishtinë: Le të mbyllim në festë e shpresë gjithë rrugëtimin e tanishëm për të nisur një të ri

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka ftuar qytetarët që të bashkohen të shtunën në tubimin përmbyllës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku tha se ky tubim do të jetë “në ringritjen më të madhe  të djathtë”.

“Ejani. Si festë, si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes, urrejtjes – si shpresë për të bërë të ardhmen e këtij vendi siç e ka merituar gjithëherë! “, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.

 

Postimi i plotë:

Të shtunën, të gjitha rrugët na sjellin në Sheshin më të madh të Republikës, në tubimin më të madh elektoral, në ringritjen më të madhe të djathtë! ✌️

Ejani. Si festë, si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes, urrejtjes – si shpresë për të bërë të ardhmen e këtij vendi siç e ka merituar gjithëherë! 🇽🇰
E shtunë, 8 shkurt, ora 18:00.
Sheshi Skënderbeu, Prishtinë! 🔥
Vishuni trash, vishuni mirë; le të mbyllim në festë e shpresë gjithë rrugëtimin e tanishëm; për të nisur një të ri!
FITORE DHE ASGJË MË PAK!

Shpërndaje në: