Abdixhiku falënderon publikisht gruan e tij për mbështetjen: Prezenca e saj krah meje në këtë fushatë, ishte shtyllë që më mbante fort

Abdixhiku falënderon publikisht gruan e tij për mbështetjen: Prezenca e saj krah meje në këtë fushatë, ishte shtyllë që më mbante fort

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar publikisht gruan e tij, për mbështetjen gjatë fushatës elektorale.

Abdixhiku tutje ka thënë se shoqërimi i gruas së tij në pothuajse çdo tubim e takim, kanë pas vërtetë vlerë për të.

Postimi i plotë:

Një falenderim publik për Albinën, gruan time, dhe mbështetjen e palëkundur që ajo më dha në gjithë këtë fushatë. Shoqërimi i saj në pothuajse çdo tubim e takim, bashkë me këshillat e vazhdueshme në këtë periudhë plot dinamizëm, ishin vërtetë vlerë për mua!

Përtej përvojës së re për ne të dy, prezenca e saj krah meje në këtë fushatë, ishte shtyllë që më mbante fort. Prandaj, të faleminderit!

Shpërndaje në: