Abdixhiku falenderon mbështetësit e LDK-së për regjistrimin masiv: Kjo është thirrje e kushtrim i fitores

Abdixhiku falenderon mbështetësit e LDK-së për regjistrimin masiv: Kjo është thirrje e kushtrim i fitores

Kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, ka falenderuar mërgatën që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nga gjithsej 80 mijë të regjistruar, sipas raportimeve nga degët e tyre, 30 mijë janë mbështetës të LDK-së.

“30,000 zemra për Mërgatën! Ju faleminderit për regjistrimin masiv të mbështetësve tanë! Nga gjithsej 80 mijë të regjistruar, nga të gjitha etnitë, sipas raportimeve të degëve tona, 30 mijë janë mbështetës tanë. Kujtoj se në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK i kishte vetëm 4,294 vota nga Mërgata! Ky kapërcim i madh është thirrje e kushtrim i fitores!”, ka shkruar Abdixhiku.

May be an image of map and text

Shpërndaje në: