Abdixhiku: E ardhmja s’u takon atyre që ndajnë e përçajnë, na takon të djathtëve
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur Forumin e Rinisë në kuadër të fushatës “Turneu i Ndryshimit” në Prishtinë,.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njëherësh kandidat i kësaj partie për kryeministër, ka theksuar rëndësinë e rinisë si shpresë dhe forcë për të ardhmen e Kosovës.
Ai ka lavdëruar organizimin rinor të LDK-së si më të madhin në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar besimin në një Republikë të fortë dhe të barabartë.
“Për ta thënë qartë, për ta thënë thjeshtë, për ta thënë zëshëm, për ta thënë krejt në fillim, nuk ka asnjë dyshim se jeni organizimi më i madh rinor po se po në Kosovë, po se po mes shqiptarëve, po se po dhe pa asnjë diskutim, organizimi më i madh rinor në gjithë Ballkanin Perëndimor. Në këtë atmosferë të flaktë që paskeni bërë sonte, qëndroj para jush, jo vetëm si kryetar i formacionit të vetëm pavarësist e demokratik nëvend, jo vetëm si kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por qëndroj, sikurse ju, sikurse secili prej jush, si një ëndërrimtar i madh i të ardhmes që duam ta kemi dhe – më lejoni ta them me plot bindje sedo ta kemi. Kjo e ardhme nuk i takon atyre që ndajnë e përçajnë. Kjo e ardhme na takon neve! Të djathtëve, djemve e vajzave të Lidhjes Demokratike të Kosovës; shpresës së parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës. Kjo e ardhme u takon atyre që besojnë në Republikë! Besojnë në vendin tonë origjinal, të barabartë e krenarë, mes popujve e kombeve Evropiane”, ka deklaruar Abdixhiku.