Abdixhiku: A po e kuptoni tashmë, se populli dhe LDK janë bërë një!

Abdixhiku: A po e kuptoni tashmë, se populli dhe LDK janë bërë një!

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ndarë momente nga takimi me pjesëmarrje masive në lagjen Dardania të Gjilanit.

Në postimin e tij, Abdixhiku ka theksuar se kjo përkrahje e madhe po dëshmon lidhjen e fortë mes LDK-së dhe qytetarëve.

“Populli jo një komunë, jo një qytet, vetëm një lagje. Lagjja Dardania e Gjilanit! A po e kuptoni tashmë, se populli dhe LDK janë bërë një! Ndryshimi po vjen! Fort, në çdo vend – populli po flet! 124 është numri ynë! 9 shkurti është festa jonë! Lutë, dhe ekipit të Anamoravës, ju lumtë! Qytetarëve të Dardanisë, ju faleminderit!” – ka shkruar Abdixhiku.

Shpërndaje në: