Abdixhiku: 4 vite më parë kam marr përgjegjësinë më fisnike të jetës sime, drejtimin e LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reflektuar mbi udhëheqjen e tij në krye të partisë, duke e cilësuar atë si përgjegjësinë më fisnike të jetës së tij.
Abdixhiku foli në “Debat Plus” për sfidat dhe procesin e reformimit të LDK-së, të cilin e quajti një punë të jashtëzakonshme që nuk mund të merret si e mirëqenë.
“4 vite më parë kam marrë përgjegjësinë më fisnike të jetës sime, kryetarit të LDK-së, partisë shtetformuese, një përgjegjësi që mund të argumentojmë ndoshta ka ardhur edhe para kohe, por kur të kërkon anëtarësia, baza, dhe disa gjëra nuk të vijnë me planifikim. Të gjithë ata që kanë përvojë politike në Kosovë, e sidomos ata që kanë pasur relacione të mira me LDK-në, e kanë shumë të qartë se sa i vështirë ka qenë reformimi i LDK-së. Një gjë të tillë mund ta marrim si të mirëqenë, por prapa saj ka një punë kolosale nga njerëzit e mirë që e bëjnë këtë parti.” – tha Abdixhiku.