Abdixhiku: 1.5 miliard euro për kryeqytetin- ky është zotimi ynë dhe imi personal si kryeministër në ardhje
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në degën e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova ka përsëritur zotimet e tij për kryeqytetin, në vlerë prej 1.5 miliard euro.
Sipas tij këto investime do të jenë për 4 vitet e ardhshme.
‘’Prandaj, gjatë kësaj fushate, së bashku me kryetarin e Prishtinës sonë, Përparim Ramën, nënshkruam zotimin tonë për 1.5 miliard euro investime në kryeqytet, në katër vitet e ardhshme, pjesë të programit tonë, Rruga e Re, për unazën e re, Unaza e Jashtme e Kryeqytetit, në 29 kilometra gjatësi, për Qendrën Kombëtare të Sportit në Bërnicë, ku do të vendoset Stadiumi Kombëtar me 25-30 mijë ulëse, Pallati i Sporteve me Dorë, Pisha Olimpike, GamingHall, Fusha e Tenisit, Fakulteti i Edukatës Fizike si dhe kompleksi i qëndrimit’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit të degës.
Postimi i plotë:
Dega e 3-të në Prishtinë kishte një tubim madhështor!
Të lumtë Alban e ju faleminderit secilit për pritjen e ngrohtë që na bëni në çdo takim në Kryeqytet!
Momentumi i madh qytetar që po na shoqëron jo vetëm në qytete e fshatra, por edhe në çdo lagje gjithandej nëpër Kosovë – tashmë është i pandalshëm!
Në Prishtinë, në bastionin tonë të rikthyer e të pathyeshëm, nuk mund të ishte ndryshe pos zjarrtë! 🔥
Lista e LDK-së në këto zgjedhje është më e mira në Kosovë. Është ekipi që do ta udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit dhe mundësive të barabarta për të gjithë.
1.5 miliard për kryeqytetin – ky është zotimi ynë, dhe zotimi im personal si Kryeministër në ardhje!
Falemnderit Alban për organizimin e shkëlqyeshëm, dhe suksese kandidatëve tanë nga kjo degë: Alban Zogaj, Doruntinë Maloku, Elmire Nikçi Rexha dhe Sokol Havolli.
Ne besojmë në një të ardhme ambicioze për Prishtinën dhe Kosovën – me një shtet përparimtar që ka një kryeqytet të zhvilluar, modern dhe të denjë për të gjithë. Kjo është Kosova që duam, dhe këtë vizion do ta realizojmë me 9 shkurt, bashkë me çdo qytetar që po na bashkohet.
#LDK124
Dega e 3-të në Prishtinë kishte një tubim madhështor!
Të lumtë Alban e ju faleminderit secilit për pritjen e ngrohtë që…Posted by Lumir Abdixhiku on Tuesday, February 4, 2025