Abazi: Sot në seancë po mungojnë dy parti, Lista Serbe dhe Vetëvendosje
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se bisedat e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiq, janë taktika të kryeministrit Albin Kurti.
“Janë dy grupe parlamentare që s’janë prezentë këtu, Lista Srpska dhe LVV. S’është veç simbolik kjo punë. Ka arsye që po e filloj këtë diskutim në këtë mënyrë”, ka thënë Haki Abazi.
“Para zgjedhjeve e të ardhshme duhet të dekonstruktohet koordinimi me Sprskan e Radojicicn. E kemi obligim të zbërthejmë deri në fund që bisedat e Kusari-Lilës janë taktika të Albin Kurtit për të arritë tensionimin e mjaftueshëm”, ka shtuar tutje ai.