AAK me rezolutë për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë Kurti (DOKUMENT)
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, do të paraqesë sot në Kuvend një Rezolutë përmes së cilës kërkohet që qeveria Kurti të dorëhiqet.
Kështu konfirmoi për Periskopi zëdhënësi për media i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili.
“Në fund të seancës ku do të diskutohet për trevjetorin e punës së qeverisë, shefi i grupit parlamentar te AAK, Besnik Tahiri do ta paraqes rezoluten ku do te kerkohet qe Qeveria ta permbylle mandatin e saj me doreheqje ose me mocion per shkarkimin e saj” tha Xhemaili
Kujtojmë se tash e disa ditë po flitet për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në muajin korrik.