AAK mbledh kryesinë sot: Do të diskutohet për forimin e institucioneve dhe zgjedhjet lokale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë së partisë në ora 17:00, raporton Periskopi.
Sipas burimeve të Periskopit në mbledhje do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.
Ndërsa seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është caktuar më 15 prill, partitë opozitare deri më tani janë deklaruar kundër një bashkëpunimi me partinë fituese, Vetëvendosje, për formimin e institucioneve.