Majlinda Kelmendi provoi edhe basketbollin si e vogël
Majlinda Kelmendi është e ftuar në emisionin Pressing të T7 ku është duke zbuluar gjithçka nga jeta e saj.
Ajo mbrëmë zyrtarisht u pensionua dhe u dekorua nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me urdhrin “Shotë Galica”.
Xhudon e kam pasur pasion si fëmijë. Kam tentuar me disa shoqe kam shkuar për të luajtur basketboll, por aty nuk ma ka dashur aspak. Xhudo më ka fjet në shpirt”, u shpreh Majlinda.
Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar një ceremoni shtetërore.
Osmani e dekoroi Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”.
Majlinda konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur ndonjëherë Kosova.
Ajo e arriti kulmin e karrierës në vitin 2016 kur ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike nga “Rio 2016”.
Ndër të tjera, ajo është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane.
Në total, Majlinda i ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos.
Në gara të rëndësishme, ajo i ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.