A shkaktojnë kontraceptivët infertilitet? Mësojeni tani

A shkaktojnë kontraceptivët infertilitet? Mësojeni tani

Mjaft vajza mund të marrin kontraceptivë për të shmangur shtatzëninë ose dhe për arsye të tjera (për të trajtuar kistet ovariane, për të rregulluar ciklin menstrual, për dhimbjen menstruale, për endometriozën etj).

Legjenda dhe miti: Disa gra mendojnë dhe besojnë se pas ndalimit të përdorimit të kontraceptivëve, trupi do kohë për të “shpëlarë” hormonet që përmbajnë këto kokrra, duke shkaktuar në këtë mënyrë vonesën për të pasur një shtatzëni.

Realiteti: “Asnjë metodë kontracepsioni nuk shkakton infertilitet”.
Në fakt gratë mund të ngelin shtatzëna menjëherë pas ndalimit të kontraceptiveve, madje edhe që në muajin e parë pas ndalimit. Megjithëse, trupi i gruas mund të ketë ndryshuar gjatë kohës kur vajza ka përdorur kontraceptivët, vetë kontrolli i shtatzënisë me anë të kontraceptiveve nuk dëmton fertilitetin e grave.

Shpërndaje në: